Plas dhuna mes qytetarëve, shkak se banka nuk ka para

Protestat të dhunshme kanë shpërthyer në disa qytete nigeriane. Njerëzit nuk mund të marrin kartëmonedha në bankomate, pas zëvendësimit të parave të vjetra. Dhjetëra njerëz në Warri dhe Benin City në Nigerisë jugore protestuan për këtë problematike dhe raportohet se i vunë zjarrin dy bankave tregtare.

Nigerianët janë përballur me radhë të gjata përpara bankomateve dhe disa prej tyre e kaluan natën jashtë bankave për t’u përpjekur të jenë të parët në radhë për të marrë disa para. Ata janë detyruar të anashkalojnë vaktet dhe të punojnë pa para për të paguar ushqimin ose transportin për në punë.

Në qytetin e Beninit, klientët u përpoqën të pushtonin zyrat lokale të Bankës Qendrore të Nigerisë por oficerët e sigurisë hodhën gaz lotsjellës ndaj tyre.

SHKARKO APP