Plas grushti ndërmjet shoferëve në mes të rrugës (VIDEO)
Një zënkë ka ndodhur në juglindje të Londrës, kur një shofer i zemëruar që po i jepte një kamioni sulmoi një tjetër shofer.
Shoferi i kamionit zbriti nga automjeti i tij për t’u sqaruar me shoferin tjetër, i cili i kishte bllokuar rrugën.
Por ata nuk kanë arritur dot që t’i zgjidhin problemet e tyre me anë të dialogut dhe përleshja ka degjeneruar në grushte në mes të rrugës.
Video është filmuar nga një pasagjer në katin e dytë të autobusit, ndërsa trafiku ishte bllokuar.
Policia mbërriti në vendngjarje shumë vonë dhe nuk arriti dot që të gjente dy shoferët pasi ishin larguar me kohë.
http://www.dailymotion.com/video/x5sdpaf_shocking-footage-london-fight-sees-drivers-attack-each-other-with-belts_news
KOHA JONË SONDAZH

