Plas sherri në familje/ Gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit, burri…

Asnjëherë nuk do të jetë e lehtë, kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve.

Por gjëja e rëndësishme është që një vendim i përbashkët do të merret gjithmonë midis nënës dhe babait.

Megjithatë, një çift pati probleme kur gruaja vendosi t’i vinte që djalit t’i vinte emrin e ish-partnerit të saj.

Ai tregoi se si çifti kishte rënë dakord për disa emra, por mbeti i tronditur kur erdhi puna për të nënshkruar certifikatën e lindjes.

Duke shkruar në Reddit, burri zbuloi se si kuptoi që partnerja i vuri emrin e ish-të dashurit djalit të tyre.

Pas katër vjet lidhje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë dhe kishin vështirësi të arrinin në një vendim përfundimtar për emrin, shkruan britanikja “Daily Star”.

Vetëm kur vështroi certifikatën e lindjes, burri vuri re emrin e ish- partnerit të së dashurës së tij.

Burri tha se nuk kishte pranuar të nënshkruante certifikatën për emrin derisa partnerja e tij të vendoste emrin që kishin rënë dakord.

“Unë i thashë asaj se nuk po nënshkruaj certifikatën derisa ta ndryshojmë emrin përsëri në atë që kemi rënë dakord. Kjo shkaktoi pak grindje me të dhe tani ajo po refuzon të flasë me mua derisa të nënshkruaj certifikatën dhe të pajtohem me emrin”.

Tani burri është dyshues për djalin e tij dhe dëshiron një test atësie për t’u siguruar që është ai babai i tij.

Ai shtoi: “Tani jam rrënuar me dyshime dhe po pyes veten nëse duhet të bëj një test atësie apo ajo është akoma e dashuruar me të?”

SHKARKO APP