Plas sherri në parlamentin e Senegalit! Deputeti godet kolegen me shuplakë, ajo ia kthen me karrige

Një debat i nxehtë në parlamentin e Senegalit gjatë së enjtes u kthye në një përplasje fizike midis dy deputetëve.

Përleshja ndodhi nga dy politikanë që vinin nga radhët e partisë në pushtet dhe opozitës. Një deputet i kësaj të fundit, Massata Samb, goditi me shuplakë në fytyrë deputeten Amy Ndiaye Gniby nga partia në pushtet dhe ky incident ndezi një sherr.

Sherri ndodhi në seancën e së enjtes 1 dhjetor gjatë një prezantimi të buxhetit.

Ajo reagoi menjëherë, duke marrë një karrige e cila e hodhi në drejtim të tij përpara se një grup politikanësh ta rrethonin për ta mbajtur që të që të mos shkaktonte incidente të tjera.

Seanca u pezullua ndërsa dy deputetët vijuan të fyenin dhe grushtonin njëri-tjetrin.

SHKARKO APP