Plasin vjedhjet me festat/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e kinezëve për të vjedhur, lidhin adoleshentin e marrin kasafortën

Festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë evente, ku hajdutët dhe grabitësit “vihen në veprim” për të vjedhur apartamentet, ku marrin sende me vlerë. Kështu ndodh jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali.

Policia italiane në Prato ka arrestuar dy shqiptarë, përkatësisht 29 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen për grabitje të rëndë dhe rrëmbim të disa kinezëve, banorë të apartamenteve që kishin pre e vjedhjeve. Forcat policore duke kaluar në një zonë periferike të Pratos, panë dy të rinj, që më vonë mësuan se janë shqiptarë, e që tërhiqnin një kasafortë të vjedhur, me synimin për ta marrë atë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që një prej shqiptarëve të arrestohet në vend, kurse personi i dytë ka arritur të arratiset, duke përfituar nga errësira. Shqiptari i dytë kaloi lumin Bisenzio, ndërsa u bllokua në anën tjetër të bregut nga një tjetër patrullë policore.

Policia ka mësuar se të rinjtë shqiptarë kanë hyrë në apartamentin e kinezëcve duke hyrë nga tubat e më tej në ballkon, më pas brenda në shtëpi. Shqiptarët kanë gjetur në shtëpi një adoleshent kinez e një të mitur, të cilët i kanë vendosur në një dhomë të izoluar. Pas kësaj, ata kanë vjedhur kasafortën.

Shqiptarët kanë marrë xhavahire dhe para të familjes kineze. Policia e Italisë me anë të një njoftimi për mediat shprehet se po tregon kujdes në këto ditë kur afrojnë festa, pasi tashmë vjedhjet e grabitjet janë më të shumta.

SHKARKO APP