”Po dërgoni fëmijët në luftë”, deputetët rrihen me grushta në Kuvend

Në Parlamentin turk ka plasur dhuna, pas debateve të ashpëra për ndërhyrjen ushtarake turke në Siri. Deputetë të partisë së Presidentit të Turqisë, Rrexhep Erdgoan dhe ata të partisë kryesore të opozitës, goditën njëri-tjetrin edhe me grushte. Përplasja nisi kur Engin Ozkoç i partisë Republikane të Popullit, akuzoi kreun e shtetit se po dërgonte fëmijët e Turqisë në luftë ndërsa fëmijët e Erdoganit e kanë shmangur shërbimin ushtarak. Turqia ka dërguar me mijëra ushtarë në Siri për të shmangur një ofensivë ushtarake të qeverisë siriane e mbështetur nga Rusia, për të rimarrë kontrollin e Idlib. Si dhe për të mbështetur luftëtarët e opozitës siriane.

SHKARKO APP