Po i detyrojnë të moshuarit që të firmosin: Jo në spital nëse jemi me Covid-19

Covid-19 prek çdo moshë por në Britani po ndodh diçka jo njerëzore. Dëshmi tronditëse vijnë nga disa azile në Britaninë e Madhe, ku shumë të moshuarve iu është kërkuar të firmosin një letër se pranojnë të mos shkojnë në spital nëse infektohen nga koronavirusi.

Spitalet ndodhen nën presion për shkak të numrit të madh të pacientëve me sëmundjen infektuese. Të moshuarit mbi 80 vjeç janë më të rrezikuarit të vdesin nëse preken nga Covid-19 dhe aktualisht ata përbëjnë 52% të viktimave në Britaninë e Madhe.

97-vjeçarja Elizabeth Diacon që jeton në një azil në Wiltshire deklaron se asaj dhe disa miqve të saj iu kërkua që ta nënshkruanin këtë letër, por pa kurrfarë presioni. Diacon e cila ka shërbyer në shërbimet e inteligjencës gjatë Luftës së Dytë Botërore shprehet se nuk ka frikë nga vdekja por nga mënyra sesi mund të vdesë. “Preferoj të vdes këtu sesa në spital”, shprehet ajo.

SHKARKO APP