Po ndodhin ndryshime? Princi i Arabisë Saudite premton se vendi…

Princi i Kurorës të Arabisë Saudite, duke folur në një konferencë për Investimet ka premtuar se vendi do të kthehet në atë që ishte dikur, në islam të moderuar dhe të hapur.

Mohammad bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka folur në Riad të martën. Mbretëria do të bëjë më shumë për të luftuar ekstremizmin në vend, tha princi. “Ne nuk do të humbim 30 vjet të jetës sonë duke u marrë më idetë ekstremiste. Ne do t’i shkatërrojmë këto ide, pikërisht sot”, ka thënë princi. Princi Salman mori kurorën nga babai i tij Mbreti Salman.

32-vjeçari njihet si person që kërkon të reformojë vendin dhe ta fusë atë drejt një moderniteti. Ndërsa së brendshmi duket se ka politika të mira, princi Salman është kritikuar në lidhje me pozicionin e tij si ministër i Brendshëm, që e ka mbajtur nga viti 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikat kanë shkuar në lidhje me pozicionin e tij në ndërhyrjen e përgjakshme të Arabisë Saudite në luftën civile të Jemenit, si dhe ka pasur qëndrim agresiv ndaj Iranit. Princi konsiderohet gjithashtu si një nga vendimmarrësit kryesorë për prerjen e raporteve mes Katarit dhe vendeve të Gjirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?