Po nëse Putin humb luftën, çfarë ndodh me Rusinë?
Është dita e 12-të e luftës ruse në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gabim strategjik, pasi mund të çojë ushtrinë drejt një kostoje të madhe dhe dobësim, duke ulur moralin e ushtarëve, konsumuar burimet dhe duke mos marrë asgjë në këmbim përveç zhytjes së vendit në varfëri e kaos.
Skenari më i keq për Putin është se nga degradimi gradual i ekonomisë së Rusisë dhe rritjen e izolimit të saj, do të humbasë mbështetjen e popullit rus dhe elitës politike.
Në fjalimin e tij për Ukrainën, Putin foli si të ishte në mesin e shekullit XX. Ai shqetësohej për nacionalizmin gjermanofil në Ukrainën e 1940-s. Duke e cilësuar Ukrainën si naziste, ai foli për qëllimin e ndërhyrjes ushtarake që ishte denazistizimi, në një kohë kur në Kiev nuk ka elementë të të djathtës ekstreme.
Një arsye tjetër për dështimin e Putinit në Ukrainë është publiku rus. Politika e tij e jashtme ka qenë shumë popullore. Në Rusi, aneksimi i Krimesë mori shumë mbështetje, ndërsa e kundërta po ndodh tani.
Pasojat e humbjes së Rusisë në Ukrainë do të sjellin sfidë të madhe për Evropën dhe SHBA për të rindërtuar Ukrainën me qëllim anëtarësimin e saj në BE dhe NATO. Nëse Putini humb, Rusia rrezikon të kthehen në një diktaturë me ushtri nukleare ose në rastin më pozitiv mund të integrohet në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

