Po niseshin drejt Gjermanisë, alarm për bombë brenda 2 avionëve. Udhëtarët në panik

Një alarm për bombë është raportuar ditën e sotme në Stamboll, në dy avionë të kompanisë Turkish Airline.

Sipas Milliyet, avionët ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit dhe ishin gati për të nisur fluturimin drejt Gjermanisë. I njëjti burim shkruan se alarmet rezultuan të rremë.

Njëri kishte si destinacion Shtutgartin dhe tjetri Mynihun.Pas sinjalizimit, punonjësit e sigurisë i larguan avionët nga vendi ku ishin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku u bënë kërkimet nga specialistët.

Pas ekzaminimit të bordeve të dy avionëve rezultoi se ishte alarm i rremë, pasi nuk u gjend asnjë bombë apo material dyshues.

SHKARKO APP