Po thahet liqeni, publikohen pamjet nga sateliti

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër.

Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën. Në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin.

Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?