Po trafikonin kokainë me vlerë 3 mln euro, “fundoset” grupi i shqiptarëve në Itali
Tre shqiptarë janë vënë në pranga të policisë në Bolzano të Italisë. Ata u ndaluan në autostradën ndërkombëtare A22 që lidh Italinë me Zvicrën, ndërsa u zbuluan duke transportuar me mjetet e tyre rreth 12 kg kokainë, sasi të cilën trafikantët shqiptarë e kishin ndarë në disa pako.
Sipas mediave fqinje, shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 29 dhe 39 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Të tre shqiptarët po udhëtonin në qytetin e Bolazanos me dy makina të ndryshme.
Gjatë kontrolleve në makinën e 23 vjeçarit u gjetën 9 pako me kokainë të vendosura në një pjesë të modifikuar në fund të makinës, kurse sasia tjetër u gjet e fshehur në makinën ku udhëtonin 29 dhe 39-vjeçari. Sipas përllogaritjeve paraprake, vlera e drogës në tregun e zi do të kapte shifrën e 3 milionë eurove. Mediat theskojnë se burmi i lëndës narkotike dyshohet të jetë Holanda.
Tre të arrestuari aktualisht ndodhen në burg në Bolzanos. Sipas analizave të bëra, sasia e kokainës e sekuestruar ka një pastërti prej 80%.