Polakët festojnë fitoren mbi osmanët…

Mijëra polakë u janë drejtuar pikave kufitaretë vendit për të kryer ritin e lutjes për shpëtimin e Polonisë dhe të botës.

Mediat e ndryshme të Europës i kanë kushtuar rëndësi kësaj ngjarjeje, pasi ndonëse kreret e kishës katolik polake thonë se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërtisht fetar, ka hamendësime se në këtë rast ka një axhendë anti-islamike.

Data kur kryhet kjo lutje lidhet me fitoren kristiane mbi osmanët në betejën e Lepantos në vitin 1571, zhvilluar pranë gjirit të Patras më 7 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat citojnë njerëz të ndryshmë, pjesëmarrës në ceremoni  që evokojnë një besim të fortë kristian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes tyre është I qartë shqetësimi për rrezikun islamik, që duket se po shërben si përforcues i besimit kristian, katolik, aktualisht në bjerrje në Europë.

Aktiviteti po analizohet edhe si mbështetje  për vendimin e fundit të qeverisë polake për mospranimin e refugjatëve myslimanë, vendim I cili mbështetet nga shumica e polakëve.

Përveç Polonisë këtë masë e kanë adoptuar edhe Çekia dhe Hungaria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?