Policët bëjnë “gabimin e jetës”, qëllojnë 20 herë me armë personin e pafajshëm

Oficerët e policisë kanë marrë jetën e një personi të pafajshëm duke e qëlluar 20 herë me armë pasi menduan që celulari i tij është armë e ftohtë.

Ata e kanë qëlluar në momentin që e kanë parë duke kaluar rrugën dhe për të hyrë në oborrin e shtëpisë së gjyshërve të tij.

Stephon Alonzo Clark është babai i dy vajzave dhe ishte i paarmatosur, mbante vetëm një celular në dorë. Policia ka publikuar pamjet shokuese ku oficerët kaluan murin e oborrit për ta qëlluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Clark ishte 23 vjeç dhe humbi jetën në vendngjarje. Pas këtij momenti, oficerët kanë njoftuar se e qëlluan për vdekje pasi ai po ecte pa u ndjerë dhe mbante një objekt, për të cilin menduan se ishte armë dhe donin të mbronin sigurinë e banorëve përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?