Policët po vrasin veten
Një tragjedi e së shtunës ka ringritur shqetësimin se policët francezë po kryejnë vetëvrasje gjithnjë e më shumë. Thuhet se më shumë se 45 oficerë dhe 16 policë të thjeshtë kanë kryer vetëvrasje deri tani.
Ministri i Brendshëm francez, Gerard Kolomb tha se shumica e vetëvrasjeve të policëve janë të nxitur nga ngjarjet në jetën e tyre private dhe faktit se për shkak të detyrës, ata mbajnë armë dhe në një moment tensioni ndodh fatkeqësia.
Ai tha mbrëmë se nuk do tërhiqej nga vendimi së lejuari policët francezë të mbajnë armë në brez edhe kur janë jashtë orarit të punës, një praktikë që Franca filloi të zbatojë pas sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2015 në Paris.
Ndërkohë për ngjarjen tragjike të së shtunës mbrëma; Një polic francez mori jetën e tre personave dhe më pas vrau veten, ndërkohë që e dashura, motra dhe nëna e të dashurës u plagosën gjatë incidentit.
Thuhet se e dashura i kishte kërkuar ndarjen dhe pas kësaj ai bëri terrorin, vrau dy persona që ndodheshin pranë vendit dhe babain e të dashurës. Mediat franceze shkruajnë se polici Arnaud Martin, mbaroi turnin në mbrëmje dhe shkoi për të takuar të dashurën e tij në Sarcelles, një periferi në veri të kryeqytetit për të diskutuar mbi fundin e marrëdhënies së tyre, pasi e dashura i kishte kërkuar ndarjen. P
as një debati, Martin qëlloi të dashurën në fytyrë dhe vrau dy burra që ishin afër, të moshës 30 dhe 44-vjeç, njëri prej të cilëve u përpoq të ndërhynte. Më pas ai shkoi në shtëpinë e të dashurës së tij, ku vrau babanë e vajzës dhe plagosi nënën e saj në fyt.
Ai gjithashtu qëlloi motrën e të dashurës në këmbë dhe vrau qenin e familjes. Sulmuesi u gjet më vonë i vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë, ndërkohë që armën e mbante në dorë. E dashura e tij u shtrua në spital pas goditjes dhe shokut psikologjik. Sipas eprorëve të tij, ai ishte një polic i mirë dhe nuk kishte pasur ndonjë rast të tillë. /TiranaPost/
KOHA JONË SONDAZH

