Polici në Florida “arreston” pitonin gjigand (Video)

Një oficer policie në Florida është xhiruar në një video teksa me një kapje të vetme arrin të kapë një piton masiv rreth 380cm.

Joseph Cabrera i Departamentit të Policisë së Pembroke Pines iu përgjigj një thirrjeje të urgjencës të enjten mbrëma pasi gjarpri i madh u zbulua përgjatë një rruge afër US-27.

Cabrera arriti ta kapë shumë shpejt gjarprin, ndërsa videoja e tregon atë duke e hedhur pitonin gjigand në karrocerinë e makinës së patrullës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjarpërinjtë nuk janë të pazakontë për banorët e Floridës, por Pitonët Burmezë janë specie që përbëjnë kërcënim real për kafshët e egra lokale, kafshët shtëpiake dhe madje edhe fëmijët”, tha departamenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti i javës së kaluar nuk është hera e parë që Cabrera ka kapur një piton.

/Shqip

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?