Policia bllokon 10 milionë dollarë donacione për protestuesit

Në Hong Kong, protestat e dhunshme nuk kanë të ndalur. Policia njoftoi të enjten se ka bllokuar 10 milionë dollarë nga një fond dhurimesh në ndihmë të protestuesve pro-demokracisë dhe se kishte arrestuar nën dyshimet për pastrim parash katër anëtarë të tij.

Policia tha se hetimet ishin përqëndruar tek “Spark Alliance”, një platformë në internet jo-fitimprurëse e formuar në vitin 2016 e cila mbledh donacione për të siguruar mbështetje për kritikët politikë të autoriteteve pro-Pekinit.

Kjo është një prej dy platformave që mbledh miliona dollarë për ndihmë ligjore e çështje të tjera për personat e arrestuar gjatë protestave pro-demokracisë që kanë nisur në muajin qershor.

SHKARKO APP