Policia britanike: 39 viktimat në kamion nuk janë kinezë
39 viktimat që u gjetën disa ditë më parë në një kamion frigoriferik në zonën e Essex në Britaninë e Madhe sipas burimeve zyrtare ishin shtetas vietnamezë dhe jo kinezë siç ishte raportar më parë. Autoritetet kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta me një numër familjesh në Vietnam, Britani si dhe qeverinë vietnameze. Shumë familje nga Vietnami kishin shfaqur interesin pas daljes së lajmit për kamionin 39 viktima në Britani, pasi i frikësoheshin mundësisë që të dashurit e tyre ndodheshin mes viktimave. Ekzaminimet janë ende duke u kryer mbi 31 burrat dhe 8 gratë për të vendosur shkaqet e vdekjes.
KOHA JONË SONDAZH

