FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia e Dubait teston “lodrën” më të re fluturuese (VIDEO)

Policia e Dubait tashmë është e njohur për makinat e tyre luksoze të patrullës të cilat janë të markës Lamborghini. Ato posedojnë gjithashtu robot vet-lëvizës si dhe oficer android.

Por a do ta besonit nëse ju themi se ne mes të këtyre morive të sendeve të shtrenjta ju shtohet edhe një tjetër privilegj?

Bëhet fjale për një motor fluturues i cili quhet “Scorpio” dhe është i dizajnuar nga kompania Russian Tech, Hoversurf.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpejtësia e tij arrin në 65 km/h dhe koha e perdorimit shkon 25 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas paraqitjes së tyre në “Tech Show” në fillim të vitit, policia Dubait vendosi ta bëjë ketë mjetë pjesë të planeve të forcave “smart city”.

Sipas CEO së Hoversurf, Alexander Atamanov, kompania ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me policinë e Dubait dhe kane nisur menjëherë prodhimin masiv të këtij produkti.

Dubai police hoverbike!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?