Policia gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Policia në Maqedoninë e Veriut tha se ka gjetur 36 migrantë në një kamion, të cilët besohet se kanë hyrë në këtë vend ilegalisht nga Greqia. Shoferi i kamionit u arrestua. Policia tha të mërkurën se oficerët e kanë ndaluar kamionin pranë qytetit të Strumicës. Sipas saj, migrantët në kamion përfshinin shtetas sirianë, afganë, pakistanezë, irakianë dhe të Kamerunit.

Ata u dërguan në një qendër për ndalimin e migrantëve në Gjevgjeli, përpara se të dëbohen për në Greqi, thanë autoritetet. Migrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut shpesh i shfrytëzojnë vendet e Ballkanit si rrugë tranzit për të arritur në vende të Bashkimit Evropian.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë ditë më parë se, gjatë vitit 2019, autoritetet kanë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalime ilegale të kufirit, shifër kjo më e lartë se në vitin paraprak, kur janë parandaluar rreth 15,000 kalime të tilla ilegale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?