Policia greke publikon foton, 19-vjeçari shqiptar autor i 16 vjedhjeve me dhunë
Zbulohet autori i cili që ka vjedhur me dhunë gjatë dy muajve të fundit 16 dyqane në zonën e Korydallos.
Policia greke bën publike foton e 19 vjeçarit shqiptar të arrestuar si autor i rreth 16 vjedhjesh me dhunë në zonën e Korydhalis, vetëm dy muajt e fundit. Hetimi policor zbuloi se i akuzuari ka qenë i përfshirë në të paktën 16 raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit.
Sa i përket mënyrës së tij të veprimit, ai proferonte të lëvizte në këmbë, dhe pasi piketonte gjatë ditës dyqanin që do të vepronte për të vjedhur, vepronte natën duke thyer xhamat e dyqaneve të piketuara më parë. Mbi 19 vjeçarin shqiptar rëndojnë vjedhjet të kryera në:
Vjedhje në një dyqan veshjesh në rrugën Spetses
Vjedhje në një agjenci OPAP në Korydallos
Vjedhje në një dyqan ushqimesh në rrugën Spetson
Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
Vjedhje në një dyqan çantash në rrugën Xenofontos
Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
Vjedhje në një dyqan veshje për femra në Korydallos
Vjedhje në një dyqan këpucësh në Korydallos
Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon
Vjedhje në një dyqan veshjesh në Rrugën Athena
Vjedhje në një dyqan rrobash për fëmijë në Korydallos
Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
Vjedhje në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Korydallos
Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon
Vjedhje në farmaci në Gregory Lambrakis
Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon.
/abcnews.al