Policia greke publikon fotot/ Plaçkisnin e rrëmbenin prostitutat, këta janë “të tmerrshmit” e Athinës

Policia greke ka publikuar fotografitë e dy personave nga Bullgaria, të cilët ua kishin bërë ferr jetën prostitutave të rrugës në Athinë.

Të dy burrat u arrestuan në 4 shkurt me akuzën e rrëmbimit, komplotit për të grabitur dhe sulm ndaj vajzave.

Të arrestuarit janë:

  1. Vasil Ivanov Borislanov Velizar Giordi Daniel i lindur rreth viteve 1976 ose 1

2.Tanev Toncho i Dimitrov Basilika i lindur më 1985 në Bullgari.977 ose 1978 ose 1980, në Bullgari

Cfarë bënin ekzaktësisht autorët e arrestuar:

Dy kriminelë të rrezikshëm nga Bullgaria janë të përfshirë, sipas ELAS, në tre raste të rrëmbimit, plaçkitjes dhe dhunimit të prostitutave. Këto incidente ndodhën në një zonë afër qendrës së Athinës.

Ata paraqiteshin si klient, por në fakt rrëmbenin dhe më pas dhunonin gratë. Bullgarët, rrëmbenin gratë dhe pasi i dërgonin në një pyll, atje iu gjuanin me thika dhe sende të tjera të mprehta, duke iu shkaktuar dëme serioze në trup. Njëra grua pësoi fraktura në kokë dhe pjesë të trupit.

Më pas, ata grabisnin prostitutat, duke ua marrë paratë që kishin fituar, si dhe kartat e kreditit. Madje, në një rast ata kishin tërhequr 4 300 euro nga banka, pasi kishin marrë kodet. Në një rast, ata edhe kishin gjobitur të afërm të prostitutave, duke iu thënë se duhet të paguajnë 1000 euro që të lironin gratë. E gjithë veprimtaria e tyre është dokumentuar.

SHKARKO APP