Policia i gjen 1 kg heroinë në makinë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

Policia italiane në Brindisi ka arrestuar një shqiptar që u kap me një sasi lënde narkotike heroinë.

Karabinierët ndaluan për verifikim një makinë, me të cilën udhëtonin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Policia dyshoi kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu kontrolloi të gjithë automjetin.

Gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e mbështjellë me një letër alumini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë u morën nga pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij dhe më pas iu vunë prangat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?