Policia italiane shkoi për ta arrestuar, marokeni i vërsul “Pitbullin”
Policia italiane është ndeshur me një rezistencë të madhe, teksa tentoi të arrestonte një maroken që ishte përfshirë në një sherr me dy të rinj gjermanë.
Grabitësi, në momentin që vuri re prezencën e policisë në zonë, i lëshoi atyre qenin e tij, “Pitbull”.
Kafsha ka sulmuar policinë, ndërsa ky i fundit, për t’u mbrojtur e ka qëlluar atë me pistoletë.
Marokeni, i skeduar edhe në të kaluarën nga policia, besohet se ka ndërmarrë këtë akt, pasi me vete kishte dy gramë hashash, raportojnë mediat italiane.
Raportohet se karabinierët kanë arritur të arrestojnë autorin e dyshuar, ndërsa polici, i cili kishte marrë plagë të lehta në trup, ndodhet në spitalin rajonal, duke u trajtuar.