Policia italiane zbulon dhjetra qendra ilegale të testimit për Covid-19
Policia italiane ka zbuluar sot dhjetra qendër ilegale ku kryheshin testimet për koronavirusin.
Mësohet se disa prej tyre përdornin kite të papërshtatshme ose nuk arrinin të regjistronin zyrtarisht rastet pozitive.
“Rreth 285 objekte u kontrolluan në një operacion mbarëkombëtar, i cili çoi në 94 raste me parregullsi në 67 qendra”, deklaroi ekipi shëndetësor i NAS-it (policia shkencore) në një deklaratë.
Në 14% të rasteve, qendrat e kontrollit dështuan ose vonuan raportimin tek autoritetet shëndetësore rajonale në lidhje me rezultatet pozitive të testit duke bërë që përpjekjet kombëtare të testimit dhe gjurmimit të dështojnë.
“Rreth 60% e shkeljeve kishin të bënin me mosrespektimin e protokolleve shëndetësore për të përmbajtur epideminë”, shtoi ajo. Ata përmendën raste të reagentëve të provës Covid-19 dhe përbërësve të tjerë të ruajtur në temperaturë të gabuar ose përdorimin e tyre pas datës së skadencës. Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Ajo ka regjistruar mbi 1,6 milionë infeksione dhe rreth 55 500 vdekje prej Covid-19.