Policia kroate dhe greke dhunoi emigrantët, KE kërkon hetim

11 xhirime që tregojnë largimin me forcë të emigrantëve nga policia kroate drejt Bosnjë-Hercegovinës, e po ashtu video që tregojnë sprapsjen e dhunshme të emigrantëve nga forcat greke në detin Egje, kanë shqetësuar KE.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE, Ylva Johansson tha se duhej zhvilluar një hetim. Komisioni Europian kërkoi të hetohet keqtrajtimi, pasi investigim të mediave Liberation, Der Spiegel dhe ARD,  që dokumentuan sprapsjen me dhunë të emigrantëve nga ata që thuhet të jenë forca greke dhe kroate.

Sipas ligjit humanitar ndërkombëtar, qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë azil dhe është e ndaluar të kthesh mbrapsht azilkërkues të mundshëm në vendet ku mund të jenë në rrezik.

SHKARKO APP