Politika në Serbi, sherr për koston e pemës së Krishtlindjes
Pema e Krishtlindjeve vendosur në qendër të Beogradit ka shkaktuar përplasje mes qeverisë dhe opozitës.
Kjo e fundit e ka akuzuar për shpërdorim të fondeve të buxhetit, duke shpenzuar plot 83 mijë euro për një pemë artificiale 18 metra të gjatë.
Opozita thotë se pema ka kushtuar 4 herë më shumë se sa pema e vendosur jashtë Qendrës Rockefeller në Nju Jork.
“Kjo nuk është vetëm pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë, është gjithashtu një fyerje të cilën qytetarët e Beogradit nuk kanë përjetuar në historinë e tyre”, deklaroi politikanja e opozitës Balsa Bozovic.
Pavarësisht së prokuroria ka deklaruse se do të nisë një hetim, shumë qytetarë në Beograd shprehen të habitur dhe të zemëruar me koston.
“Çmimi është i lartë, me të vërtetë i pabesueshëm, nuk mund ta besoja këtë. Është e pabesueshme se sa të paturpshëm janë autoritetet”, tha një qytetar tjetër.
Kryebashkiaku i Beogradit ka insistuar se ai nuk ishte në dijeni të çmimit dhe ka premtuar të anulojë marrëveshjen.
KOHA JONË SONDAZH

