FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politikani i pasur rus vdes gjatë një “prove akrobatike” në parkun e lojërave

Një politikan rus dërgoi të birin të argëtohej në një park lojërash, por ka gjetur vdekjen. Sergej Popoviç, 54 vjeç, u përpoq të kryente një kërcim kur ra keqas në qendër të Krasnoyarsk të Rusisë.

Për shkak të rrëzimit, ai theu shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën.

Një djalë i ri, i cili besohet të jetë i biri, është parë në një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar burrin, pasi e kuptoi se përpjekja akrobatike shkoi shumë keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politikani u deklarua i vdekur në kohën kur mjekët arritën në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Popovich ishte deputet i këshillit të qarkut Turukhanskiy që nga viti 2015 dhe ishte përgjegjës për politikën ekonomike të rajonit.

Përveç kësaj, ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe kishte dyqane të ndryshme të mëdha në rajon.

“Një vdekje e tillë duket budallallëk. Ky është një shembull tjetër se si në të vërtetë, jetët tona janë të brishta dhe mund të vdesim nga një rast banal”, shkruan një përdorues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?