Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki. Kritikoi BE-në si dhe NATO-n

Partia SMER-SSD e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë pasi kritikoi Bashkimin Evropian si dhe NATO-n dhe premtoi të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Pas numërimit të pothuajse 99% të zonave zgjedhore, partia opozitare Smer mori 23.3% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara mëngjesin e sotëm nga komisioni zgjedhor i Bratislavës.

Me 99.2 përqind të votave nga rreth 6,000 qendra votimi të numëruara nga Zyra e Statistikave Sllovake herët të dielën, partia e majtë SMER-SSD mori 23 përqind të voitave, ndërsa Partia e qendrës Porgresive, PS mori 17 përqind, e ndjekur nga Hlas e Peter Pellegrini me 15%. Vota në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar të BE-së dhe NATO-s, konsiderohet vendimtare nëse Sllovakia do të qëndrojë në rrugën e saj properëndimore apo do të kthehet më shumë drejt Rusisë.

Partia e Ficos kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të pezullojë ndihmën për Ukrainën fqinje. Ish-kryeministri sulmoi BE-në dhe NATO-n dhe kundërshtoi çdo ndihmë të mëtejshme ushtarake për Kievin ka kritikuar sanksionet që synojnë Rusinë dhe ka bërë fushatë kundër të drejtave LGBTQ+.

SHKARKO APP