Polonia dhe Vatikani dënojnë ashpër bombardimin rus ndaj maternitetit dhe spitalit në Mariupol

Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur një “akt barbarie dhe gjenocidi” sulmin rus në një maternitet dhe spital të fëmijëve në Mariupol të Ukrainës. Po ashtu ai ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Moskës.

Nga ana tjetër, sulmin mizor e ka dënuar edhe Vatikani, i cili si kurrë më parë është përfshirë në këtë situatë që po trondit botën.

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin ka shprehur shqetësimin për bombardimin rus të një materniteti dhe spitali për fëmijë në Mariupol, duke e quajtur atë një veprim të papranueshëm.

SHKARKO APP