Polonia mbështet Ballkanit në BE: Anëtarësimi, mjet për frenimin e emigracionit të paligjshëm

Në konferencën e shtypit që shënon 19-vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Morawiecki dhe kryeministri Duda përmendën si prioritet zgjerimin e shpejtë të Unionit me Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën.

“Ne jemi përkrahës të politikës së dyerve të hapura të BE-së, sidomos me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dua të theksoj, këto janë vende, janë popuj, janë shoqëri që presin prej vitesh të bëhen pjesë e komunitetit europian. Më në fund ky objektiv duhet që të arrihet. Polonia e di shumë mirë se si është që të presësh vite për të hyrë në botën e lirë perëndimore”, u shpreh Presidenti Morawiecki.

“Në territorin e shteteve të Ballkanit Perëndimor tashmë po ndërhyjnë edhe aktorë të tjerë si Kina, Turqia, Rusia, bota e Islamit. Vetëm zgjerimi i Bashkimit Evropian në hapësirën e Ballkanit Perëndimor do të na lejojë që t’i përgjigjemi siç duhet sfidave që lidhen edhe me emigracionin e paligjshëm. Polonia duhet të flasë fuqishëm dhe me zë të lartë: ata duhet të pranohen në Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen. Sot kjo është kërkesa jonë historike, kërkesa absolute e momentit është pranimi i shpejtë në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavi”, tha kryeministri Andrzej Duda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?