Popullsia e Kinës zvogëlohet për herë të parë pas më shumë se 60 vitesh

Popullsia e Kinës është ulur për herë të parë në më shumë se 60 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare, një kthesë historike për kombin më të populluar në botë që tani pritet të shohë një periudhë të gjatë rënieje të popullsisë.

Vendi prej 1.4 miliardë banorësh ka parë që normat e lindjeve të bien në nivele të ulëta rekord ndërsa fuqia e tij punëtore plaket, një rënie që analistët paralajmërojnë se mund të pengojë rritjen ekonomike dhe të krijojë presion mbi financat e tendosura publike të vendit.

Popullsia kontinentale kineze ishte afërsisht 1,411,750,000 në fund të vitit 2022, raportoi Byroja Kombëtare e Statistikave të Pekinit (NBS), një rënie prej 850,000 nga fundi i vitit të kaluar.

Kina braktisi politikën e saj për një fëmijë që në vitin 2016. Pavarësisht stimujve të ndryshëm nga politikat për të sjellë fëmijë në jetë, çiftet s’po e bëjnë.

Arsyet janë të ndryshme dhe lidhen me kostot e jetesës, moshës së grave për riprodhim apo të mësuarit tashmë me famijet e vogla.

SHKARKO APP