Popullsia greke tkurret me 500 mijë në 9 vjet
Popullsia e Greqisë ka shënuar rënie të vazhdueshme që pas vitit 2010 dhe sipas të dhënave të deri tanishme popullsia është tkurrur në 450,000-500,000 gjatë 9 viteve, shkruan Kathimerini.
Gjatë 9 viteve të fundit, përkatësisht nga viti 2011 deri në 2020, bazuar në statistikat e ELSTAT, popullsia greke u ul me 3.7% (-405,000-500,000 njerëz).
Por tendencat në nivel rajonal janë të ndryshme. Shumica e prefekturave (39/51) regjistruan rënie të popullsisë dhe vetëm një pakicë (12/51) shënoi rritje. Sipas të dhënave, vetëm katër prefektura regjistruan rritje të konsiderueshme të popullsisë së tyre: 3-6%.
Më e rrezikuar është pjesa e Greqisë Kontinentale ndërsa ishujt pritet të kenë rritje të popullsisë për shkak të emigrantëve. Ndërsa për sa i përket bilancit lindje-vdekje në nivel kombëtar, sipas të dhënave të siguruara gjatë 9 viteve, shifra mbetet në 223 mijë.
Emigrantët mund të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e popullsisë. Por gjithsesi nëse situata vazhdon të mbetet e tillë, pas 20 viteve Greqia do të ketë një milion më pak banorë në krahasim me sot.