Portreti zyrtar i presidentit të Francës, ideale për kopertinë reviste (FOTO)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, publikoi më në fund portretin e tij zyrtar në presidencë. Por kjo foto që vë në pah sytë e tij bojëqiell si qielli më i kaltër, buzëqeshjen e ëmbël dhe qëndrimi që shpreh pozitivitet e njëherësh, pushtet, i bëri të gjithë ta kërkojnë Macron-in si personazh kopertine në ndonjë revistë.
Revistat e modës si “Elle” apo media të tjera si “Telegraph” apo “The Verge”, nuk flasin për gjë tjetër. “Telegraph” vë në dukje se në këtë portret, mbi tavolinë dallohen dy smartphone. Kjo është kuptuar si shenjë e një presidenti që kërkon të jetë modern.
Ky president është më tepër delicieux se ç’jemi mësuar. A nuk jemi me fat? Deri dje një Trudeau kishim, tani kemi edhe Trudeau, edhe Macron!

Portrait officiel. pic.twitter.com/fAhSZJvPa5
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 29, 2017
KOHA JONË SONDAZH

