Portugali, avioni përplaset mbi një supermarket; 5 të vdekur (Video)

Pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një avion zviceran u rrëzua mbi një supermarket në Portugali, kanë konfirmuar hetuesit.

Videoja tregon shtëllunga tymi të ri në periferi të Lisbonës. Viktimat janë piloti i avionit, tre pasagjerë dhe një person në terren, i cili besohet të jetë shoferi i një kamioni.

Aeroplani i vogël privat ishte ngritur nga një aurodrom komuna në Cascais të Spanjës dhe po shkonte në drejtim të Marsejës në Francë, kur “shpërtheu në ajër” dhe ra në tokë, sipas dëshmitarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre persona të tjerë në terren mbetën të lënduar gjithashtu me dëmtime të lehta. Një zëdhënës i Zyrës së Parandalimit dhe Hetimin e Aksidenteve Aeronautike të Portugalisë konfirmoi fillimisht ‘katër të vdekur’ – ‘piloti dhe tre pasagjerë të tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?