Portugali, pensionistët europianë tani do të taksohen
Partia socialiste në pushtet propozoi taksimin me 10 % të pensionistëve europianë rezidentë në Portugali, deri tani të çliruar nga taksat për pensionet e tyre për dhjetë vjet, një ndryshim ky i propozuar në ligjin për financat 2020, i paraqitur sot.
“Të huajt me status rezident jo të zakonshëm pushojnë së përjashtuari nga taksat dhe do t’i nënshtrohen një norme taksimi prej 10 % mbi të ardhurat e tyre”, deklaroi Catarina Mendes, kreu i grupit parlamentar socialist në një konferencë për shtyp.
Vitet e fundit, Portugalia ka tërhequr mijëra pensionistë europianë.
Në mes të krizës financiare, vendi u kishte akorduar këtyre pensionistëve dhjetë vjet heqje të taksës mbi të ardhurat në vitin 2009, me kusht që ata të banonin në Portugali të paktën gjashtë muaj në vit.