Portugalia ndalon udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

Qeveria portugeze ka ndaluar udhëtimet e panevojshme jashtë vendit për qytetarët e saj për 15 ditë. Vendimi vjen pas shpërthimeve të rasteve me koronavirus.

Siç u tha nga Ministria e Brendshme portugeze, në masën e dhënë ka disa përjashtime, të tilla si aktivitetet e biznesit jashtë vendit, nevojat emergjente mjekësore, transferimin e mallrave dhe bashkim familjar.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Agjencia franceze, Portugalia është vendi që është goditur më shumë nga pandemia në të gjithë botën, duke u bazuar në lidhje në popullsinë e saj prej 10 milion banorësh.

SHKARKO APP