Postierit dembel i gjenden 6 kunitalë letra të padorëzuara

Të paktën për 10 vite, duke filluar nga 2010 një punonjës i Zyrës së Postës Italiane ka fshehur një pjesë të letrave dhe nuk i ka dorëzuar në destinacion. Postieri nga Napoli, i cili jeton në provincën e Vicenzës është raportuar nga policia.

Hetuesit gjetën në shtëpinë e ij më shumë se gjysmë ton, përkatësisht 573 kilogramë letra postare të fshehura brenda garazhit dhe shtëpisë së 56-vjeçarit.

Ky është konfiskimi më i madh i materialeve postale të realizuar ndonjëherë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka gjetur reklama në lidhje me zgjedhjet rajonale të vitit 2010, botimet e Pagesave të Bardha 2013-2014, postën tregtare të Onlus deri në një seri paketash të mbyllura ende me shiritin e bardhë plastik të Postës Italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe letra nga bankat, komunikimet nga Agjencia e të Ardhurave, faturat e telefonit dhe energjisë elektrike, shkeljet, komunikimet nga RAI, të gjitha të adresuara tek organizatat, kompanitë dhe individët.

Për të rimarrë materialin e gjetur dhe konfiskuar ishte i nevojshme të një automjet i madh. Tani korrespondenca do t’u dorëzohet marrësve të ligjshëm.

Nuk dihen ende arsyet se përse postieri, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, nuk ia ka dorëzuar letrat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?