Pozitiv me COVID-19 Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimos

GREQI– Infektohet me COVID-19 dhe shtrohet në spital, kryepeshkopi i Athinës dhe i të gjithë Greqisë. Kryepeshkopi Jeronimos u shtrua ditën e sotme në spitalin e kryeqytetit “Evaggelismos”, por fatmirësisht është me simptoma të lehta.

Përfaqësuesi i tij deklaroi se Kryepeshkopi nuk ka ndonjë shqetësim të madh shëndetësor edhe se ai pati pak temperaturë ditën e djeshme, konkretisht 37,7.

Vetë Kryepeshkopi dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët të cilët duhet  të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Unë ndaj dhembjen dhe frikën e të gjithëve dhe me besimin tonë në Zot do ta kapërcejmë të gjithë ” theksoi Kryepeshkopi bashkëpunëtorëve të tij pak para se të shtrohej në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjendja aktuale në Greqi është tepër kritike duke shënuar çdo ditë një rekord të ri rastesh me COVID-19. Pavarësisht masave të marra nga qeveria greke për parandalimin e infektimeve në vend duket sikur virusi është i pamposhtur.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos në datën 11 nëntor rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai u dërgua menjëherë drejt Greqisë ku edhe mori ndihmën spitalore të nevojshme, aktualisht është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe ka simptoma të lehta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?