Prag lufte! Ja ç’po ndodh mes dy Koreve

Zyrtarët e Koresë së Jugut bënë të ditur se do të zhvillojnë bisedime me zyrtarët e Koresë së Veriut në përpjekje për t’i ulur tensionet.

Takimi pritet të zhvillohet sot në fshatin kufitar Panmunjom, fill pas ultimatumit që Piongiangu i vendosi Seulit për t’i hequr altoparlantët që transmetojnë propagandë anti-koreano veriore.

Sipas zyrtarëve në Seul, Koreja e Jugut do të përfaqësohet ngë këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare Kim Kuang-jin dhe nga Ministri i Bashkimit Hong Yong-pyo, ndërsa Koreja e Veriut  do të dërgojë zyrtarët e lartë Huang Pyong So dhe Kim Yang Gon.

Koreja e Veriut pak më parë paralajmëroi se qe gati të rrezikonte “një luftë totale” pasi udhëheqësi Kim Jong-Un i vendosi trupat e vijës së parë sulmuese në gatishmëri për t’i dhënë vijim ultimatumit për Korenë e Jugut që t’i hiqte altoparlantët brenda pasdites së sotme.

Paralajmërimi mbërriti pasi tensionet ushtarake në gadishullin e ndarë korean u përshkallëzuan pas një shkëmbimi të rrallë zjarri mes artilerive përkatëse të enjten, çka e vendosi ushtrinë e Koresë së Jugut në gjendje gatishmërie maksimale.

‘Ushtria dhe populli ynë janë të gatshëm të rrezikojnë një luftë të plotë jo thjesht për t’u përgjigjur apo për të kërcënuar, por për të mbrojtur sistemin që ka zgjedhur populli ynë,’ u shpreh ministria e Jashtme e Koresë së Veriut nëpërmjet një noftimi të shtunën në mëngjes përmes agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA, sipas asgjencisë së Jugut Yonhap.

Në Nju Jork, zv.ambasadori i Piongiangut në OKB An Myong-Hun paralajmëroi gjithashtu se ‘nëse Koreja e Jugut nuk do t’i përgjigjet ultimatumit tonë, kundërveprimi ynë ushtarak do të jetë i pashmangshëm dhe kundërveprimi do të jetë shumë i fortë’.

SHKARKO APP