Prag lufte? Kim Jong-un nuk ndalet, Koreja e Veriut teston prapë raketat balistike
Kim Jong-un nuk ka vendosur të ndalet. Koreja e Veriut ka kryer me sukses një test me raketë balistike, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, shkruan BBC.
Ende nuk është shumë e qartë sa larg ka shkuar raketa, e cila ishte lëshuar nga një zonë në provincën e Pyeongan në orët e para të ditës së shtunë, ka bërë të ditur shefi i stafit të ushtrisë jug-koreane.
Edhe tipi i raketës ende nuk është bërë i ditur, pasi që Koreja Veriore nuk ka dhënë asnjë lajmërim për një test të radhës.
Koreja Veriore ka tensionuar akoma më shumë situatën, si pasojë e testeve me raketa balistike dhe nukleare, duke bërë që shtetet si SHBA dhe Koreja e Jugut ta kërcënojnë me luftë të hapur.
KOHA JONË SONDAZH

