PRAGË – Sobotka tërheq dorëheqjen dhe kërkon shkarkimin e ministrit të Financave
Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka njoftoi sot se do të tërhiqte dorëheqjen e njoftuar fillimisht për gjysmën e dytë të majit dhe se do t’i propozonte presidentit, Milos Zeman shkarkimin e ministrit të Financave, Andrej Babis, dyshuar për mashtrim fiskal.
“Nuk do të paraqes dorëheqjen. Do t’i propozoj presidentit të Republikës shkarkimin e ministrit të Financave”, deklaroi për shtypin Sobotka, në konflikt të hapur me Babis.
Ai shpjegoi ndryshimin e papritur të tij nga pikëpamjet e ndryshme me presidentin mbi mënyrat kushtetuese të veprimeve të tij.
Kryeministri social-demokrat reagoi për deklaratat e një ditë më parë të presidentit Zeman, i cili shprehu dëshirën për të pranuar vetëm dorëheqjen e kryeministrit dhe jo të gjithë kabinetit.
Presidenti theksoi dje në mbrëmje në një intervistë televizive se përbërja e qeverisë mbetet e njjtë. I vetmi që duhet të zëvendësohet është kryeministri.
Sipas mendimit të disa ekspertëve, dorëheqja e një kryeministri çon automatikisht në dorëheqjen e qeverisë, në kuadër të Kushtetutës çeke.
“Shpresoj që presidenti do të respektojë Kushtetutën”, nënvizoi Sobotka.
KOHA JONË SONDAZH

