Pranga aktorit italian, u kap duke blerë kokainë tek një shqiptar
Një aktor italian është vënë në pranga pasi u kap duke blerë kokainë tek një 32-vjeçar shqiptar.
Bëhet fjalë për aktorin Roberto Brunetti i njohur edhe si ‘Er Patata’ është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, nën akuzë për blerje dhe shpërndarje droge.
Mediat italiane shkruajnë, ‘Er Patata’ është ndaluar në momentin kur ishte duke blerë një sasi droge nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili njihej si shpërndarës droge në disa lagje të Romës.
Pas ndalimit, policia i ka ushtruar kontroll në banesë aktorit ku i ka gjetur 987 gram marijuanë dhe 900 gram hashash, materiale për paketin e drogës dhe 2 mijë euro.
Policia italiane vuri në pranga edhe shqiptarin i cili shiste lëndën narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

