Prapaskenat, bashkëshortja e Kohl-it nuk pranoni Merkelin në funeral
E përjavshmja gjermane “Spiegel” ka zbuluar disa prapaskena nga ceremonia mortore e ish-kancelarit Helmut Kohl, i njohur ndryshe si “babai” i bashkimit të Gjermanisë. Sipas medias në fjalë bashkëshortja e dytë e Kolit, Maike Kohl-Richter, ka kundërshtuar praninë e Merkelit në funeral.
“Maike Kohl-Richter, bashkëshortja e dytë e ish-kancelarit (1982-1998) kërkon që vetëm të ftuarit e huaj mund të mbajnë një fjalim gjatë një ceremonie evropiane solemne parashikuar më 1 korrik në Parlamentin Evropian në Strasburg në Francë”, konfirmoi sot e përjavshmja gjermane “Spiegel”. “Në fund, Maike Kohl-Richter, e bindur nga të afërmit që kjo mund të shkaktonte një skandal ka ndryshuar mendim”, vijon e përjavshmja.
Kohl ishte kancelari që e promovoi fuqishëm Merkelin në fillimet e karrierës së saj politike, ku ajo mbajti disa portofola ministrorë. Pas skandalit të “kutive të zeza” të CDU-së Merkel sulmoi ish-mentorin e saj duke i marrë edhe “timonin” e partisë.
KOHA JONË SONDAZH

