Prapaskenat e zgjedhjes së Presidentit, “BE pro Macron, Le Pen e frikshme”
Steven Woolfe, një avokat britanik dhe politik i pavarur, ka pohuar se kandidati për postin e Presidentit në Francë, Emmanuel Macron është “zgjedhur” për të vazhduar zhvillimin e projektit Europian.
Deputeti këmbënguli se Macron është një njeri “themelues”, ku dhe pritet të bëhet presidenti i ardhshëm francez në zgjedhjet finale më 7 maj, raporton “Koha Jonë”.
Woolfe vlerësoi kandidaten tjetër në garë, Marine Le Pen për suksesin e saj në marrjen e raundit të dytë të votimeve në zgjedhjet franceze. Ai u shpreh se: “Marine Le Pen ka treguar të jetë një politikane e frikshme dhe inteligjente. Jo vetëm në aspektin e strategjisë së saj, pasi strategjia e saj është mesazhi i gjatë që vjen nga kjo që unë mendoj”.
Më tej ai pohoi se: “Kjo është për të thënë, ne nuk jemi më një komb i majtë dhe i së drejtës. Ju mund të shihni se si nga fakti që janë partitë politike. Kjo ka të bëjë me ata elitistë, europianë që mbështesin një projekt të madh. Nuk ka dyshim për këtë, Macron është një njeri i vendosur”.
Deputeti deklaroi se kandidati pro-europian ishte “zgjedhur” për të kandiduar kundër znj. Le Pen. Presidenti François Hollande dhe kandidatët e tjerë mbështesin Macron.
Woolfe shtoi: “Macron është zgjedhur qartësisht duke ndjekur këtë lloj rruge të provuar dhe të testuar, që filloi me Tony Blair. Ju zgjidhni një njeri të mirë, që është i arsyeshëm dhe inteligjent. Ata vunë të njëjtin djalë në krye të radikalëve në Greqi në mënyrë që ata të mund të vazhdonin projektin dhe Marcron është pikërisht ai”.
Macron ka premtuar të shkojë “ashpër” tek Mbretëria e Bashkuar për negociatat e Brexit.
Deputetja e pavarur Janice Atkinson iu bashkua debatit duke i nxitur banorët e Francës të mbështesin Marine Le Pen. Ajo shtoi: “BE është shqetësuese. Ata kanë një zgjedhje shumë të zymtë. Ata mund të zgjedhin më shumë nga BE-ja, më shumë federalizëm. Ose ata mund të zgjedhin dikë që në të vërtetë pranon mbajtjen e kulturës dhe identitetit të Francës, e cila është nën kërcënim nga BE dhe nga Macron”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

