Predikimi i së dielës, Papa Françesku shihet në një karrige me rrota
Në predikimin e kësaj të diele, Papa Françesku është shfaqur në publik i ulur në një karrocë me rrota e për rrjedhojë mesha nuk u mbajt prej tij, por nga Kardinali Re.
Sipas “Rai News”, nuk dihet nëse ai ka pësuar ndonjë aksident apo thjesht nuk ndihej mirë por gjatë predikimit ai tha se njerëzit nuk duhet të fokusohet vetëm në problemet e veta.
“Fryma e kësaj bote është e ngutshme, sepse ne fokusohemi vetëm në problemet dhe interesat tona, në nevojën për t’u dukur I përshtatshëm, në mbrojtjen e fuqishme të përkatësisë sonë kombëtare dhe grupore”, tha Papa Françesku në predikimin e meshës së Rrëshajëve.