Prej ditësh të bllokuar në minierë, gjenden të pajetë 9 minatorë në Kinë

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë gjetur të pajetë nëntë minatorët e bllokuar prej 19 ditësh në një minierë ari në provincën Shandong.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong, këtë të hënë është dhënë dhe lajmi për gjendjen e viktimave nënë rrënoja.

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë dhe ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?