Prekëse: Nëna ndan foton me foshnjen që humbi jetën pak minuta pas lindjes

Një grua 28 vjeçare nga Uellsi ka hedhur një foto në rrjetet sociale me djalin e saj të porsalindur i cili fatkeqësisht humbi jetën vetëm pak minuta pasi erdhi në këtë botë.

Stephanie Broadley, po përjeton një dhimbje të tmerrshme nga humbja e fëmijës së saj. Madje ajo ndjehet fajtore që nuk ja kishte bërë të qartë që stafit të dëgjonte shqetësimet e saj, duke përfshirë dhe atë që nuk mund ta ndiente fëmijën e saj gjatë procesit të lindjes.

Zonja Broadley kishte pësuar një abort dhe një infeksion gjatë lindjes së një fëmije tjetër, prandaj rreziku ishte i lartë. Sidoqoftë, stafi i spitalit Grimsby’s Diana, Uells, menduan se lindja Broadley ishte me rrezik të ulët, shkruan Daily Mail.

Zonja Broadley, nënë e gjashtë fëmijëve, tha: ‘’Duhet të kisha bërtitur më shumë për të.’’

Tani Stephanie po i ndan këto fotografi të para dhe të fundit me shumë pikëllim për të nxitur sekretarin e shëndetësisë Matt Hancock të ndërmarrë veprime urgjente.

“Sa herë që shikoj atë fotografi mund të shoh në sytë e mi dhumbjen e madhe që përjetova në atë moment. Unë dua që Matt Hancock ta shikojë këtë fotografi. Unë e kam kontaktuar me e-mail dhe nuk kam marrë një përgjigje’’, tha ajo.

SHKARKO APP