Preket nga koronavirusi. E shëron me alkool

Para pak ditësh, një faqe e Komedisë Europiane shkruante se ballkanasit nuk e kanë problem koronavirusin pasi e kanë gati kurën: rakinë.

Por britaniku i parë që u infektua me virusin vdekjeprurës thotë se u shërua duke përdorur metodën e vjetër: pijet alkoolike.

Connor Reed, një mësues anglishteje, jetonte në Wuhan kur u godit nga virusi rreth dy muaj më parë. Ai shkoi në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe kollë të rëndë.
“Përdora një inhalator, që më ndihmonte të kontrolloja kollën, dhe kam pirë uiski të nxehtë dhe mjaltë derisa iku”.
“Është një metodë e vjetër, që funksionon. Refuzova të përdor antibiotikët e mjekut për shkak se nuk doja të merrja ilaçe”.
Reed ka tre vite në Kinë, kurse në Wuhan është vendosur prej gjashtë muajsh. Ai doli nga spitali pasi u shërua, shkruan The Sun.

SHKARKO APP