“Prekja” që do shkaktonte Luftën e Tretë Botërore (FOTO)
Vizita në Francë e Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump vazhdon të komentohet gjerësisht në media dhe rrjetet sociale. Në internet po qarkullon një fotografi e dy çifteve presidenciale duke darkuar në një restorant në kullën “Eiffel”.
Të ulur në tavolinë, Donald Trump në krah me bashkëshorten e Presidentit Emmanuel Macron dhe përballë tyre respektivisht partnerët, Melania ka vendosur dorën mbi këmbën e Macron gjatë pozës për një fotografi.
Kjo foto ka marrë “lumë” komentesh në Twitter, teksa një nga përdoruesit e këtij rrjeti shkruan se kjo ështe “fotografia që do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore”.

KOHA JONË SONDAZH

